Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë ushtrimit fushor “Ujku i Çeliktë”.
Gjatë fjalës së saj, Osmani theksoi rëndësinë e këtij ushtrimi për përballjen me sfida komplekse dhe për mbrojtjen e vendit.
“Nëpërmjet manovrave ushtrimi juaj pasqyron sfidat më komplekse. Me operacionet e juaja mbrojtëse iu treguat që nuk dorëzoheni. Ujku i Çelikët le të jetë që ne nuk stërvitemi vetëm për sfidat e sotme. Ju dëshmuat që integriteti teritorial mbrohet me aftësitë e saj. Me ushtrimit e sotëm u stërvitët me shpirt. Së bashku ne jemi më të fortë më të qëndrueshëm dhe triumfues”, tha ajo./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...