Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj shqiptar, Bajram Begajn, kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët e Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.
Përmes një reagimi në X, Osmani tha se sot qytetarët e Kosovës festojnë bashkë me ata të Shqipërisë.
“Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së”, shkroi Osmani.
Postimi i plotë: /Klankosova.tv
Përfundon numërimi i votave në Junik, fiton AAK
Prokuroria: 17 raste penale, 5 persona të ndaluar nga proces...
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?