Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar të gjithë mësimdhënësit për festën e 7 Marsit, Ditën e Mësuesve.
Ajo u shpreh se shkolla ka një rol të rëndësishëm në ndërtimin e të ardhmes dhe se mësuesit janë shtylla e shoqërisë, duke formësuar mendjet dhe zemrat e brezave të rinj.
“Presidentja nderoi të gjithë mësuesit, ata që filluan të na mësojnë shkronjat e para dhe ata që vazhdojnë të edukojnë brezat e rinj. Më 7 Mars kujtojmë themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, një akt i guximshëm i patriotëve tanë, që e kuptuan se pa gjuhë dhe dije, nuk ka as komb të suksesshëm. Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja. Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit. Në këtë ditë, nderojmë të gjithë mësuesit – ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj. Respekt, mirënjohje dhe përulësi para misionit të tyre fisnik”, tha Osmani./Arbresh.info
Një muaj paraburgim për Arianit Sllamnikun
Prokuroria jep detaje për rastin në Restelicë të Dragashit: ...
Kuvendi shqyrton sot projektligjin për aderimin e Shqipërisë...
Prokuroria kërkon paraburgim për djalin që dyshohet se privo...
Vjedhja e rëndë në Prishtinë, policia jep detaje
Zgjatet afati për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Viti