Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Komitetin e Grave të Verbëra të Kosovës.
Në takim me kryetaren e Kuvendit, drejtues të kësaj organizate kanë kërkuar zbatimin e Ligjit nr. 04/l – 092 për personat e verbër, i cili sipas tyre nuk po zbatohet plotësisht në praktikë.
Në këtë takim u tha se kjo kategori ka mbështetje të paktë financiare nga institucionet e vendit, diskriminim në punësim, shfrytëzimin e trafikut urban dhe mungesën e librave me alfabet Brail. Gjithashtu u përmendën vështirësitë e kësaj kategorie në përballje me pandeminë Covid-19. Sipas KGVK-së, asnjë informacion që ka të bëjë më mbrojtje nga pandemia nuk është i shtypur për të verbrit me alfabetin Brail.
Kryetarja e KGVK-së, Bajramshahe Jetullahu, ka kërkuar mbështetje institucionale.
Ndërkaq kryetarja Osmani ka thënë se të gjitha kërkesat e tyre do të përpiqet t`i adresojë te institucionet përkatëse./arbresh.info
27 vjet nga dëbimi masiv i shqiptarëve të Kosovës
SHBA dhe Irani bisedime indirekte për zgjatjen e armëpushimi...
Kurti pret sot në takim ministrin e Jashtëm belg, Maxime Pré...
Konjufca pret sot homologun belg Prévot, pas takimit konfere...
Rama sot vizitë zyrtare në Itali, takohet me Melonin
Trump: Udhëheqësit e Libanit dhe Izraelit takohen sot për bi...