Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka thënë tarifa do të jetë pjesë e masave në pako që qeveria e saj do të aplikojë ndaj Serbisë.
Osmani duke folur për taksën ka thënë se ende pa filluar zgjedhjet ajo bashkë me deputetin Korab Sejdiu kanë propozuar vendosjen e reciprocitetit të plotë me Serbinë që do të ishte i pranueshme edhe për faktorin ndërkombëtarë.
“Një javë para tarifës ne kemi kërkuar në Kuvend vendosjen e reciprocitetit të plotë, masë kjo në përputhje të plotë me sanksionet ndërkombëtare por më pas u vendos tarifa për qëndrime populiste”, ka treguar Osmani në RTV Dukagjini
Ajo thotë se Haradinaj taksën e vendosi për të mbuluar gabimet e tij dhe që të fitojë votën.
“Ne nuk do ta heqim taksën por do ta bëjmë pjesë të masës së reciprocitetit. Pra taksa do të jetë pjesë e masave të tjera që do t’i marrim ndaj Serbisë dhe do të kërkojmë që Serbia të kthehet në tavolinë për të biseduar për këto tema. Do të diskutojmë qeshjet tregtare, lëvizjen e lirë, njohjen e dokumenteve sepse Serbia nuk njeh vulat tona doganore, as certifikatat mjekësore e as ato të sigurisë veç pse kanë vulën e Kosovës”, tha ndër të tjera Vjosa Osmani.
Martohet Princ Leka II, ceremonia private u mbajt në Kështje...
Prindon Sadriu ftohet nga Zonja e Parë e SHBA-ve në Shtëpinë...
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...