Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, në një konferencë të partisë së saj ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli jokushtetues Ekikpin Negociator.
Osmani thotë se ky vendim tregon edhe atë që ‘Haradinaj u ka ikur kompetencave kushtetuese dhe nuk është i aftë t’i mbrojë interesat e shtetit’.
“Ky vendim i ka dhënë mesazh të qartë kryeministrit Haradinaj se kompetencat kushtetuese, nuk janë zgjidh e merr. Dhe ka sqaruar që kompetenca e Qeverisë për ta ndërtuar dhe zbatuar politikën e jashtme nënkupton përgjegjësi shtetërore edhe patriotike për të mbrojtur interesant e Kosovës si kryeministër dhe si Qeveri në dialog. Duke ikur nga kjo përgjegjësi ai ka treguar që nuk është i aftë të mbrojë interesat e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Lexo edhe Beqiri për vendimin e Gjykatës: Institucionet s’mund të zëvendësohen me trupa hibride
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...