Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të shtunën se “thirrjet e pamatura për luftë” të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përbëjnë një jehonë të rrezikshme të kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.
Ajo iu referua deklaratës së Vuçiqit të dhënë të premten, ku ky i fundit tha se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po përpiqet ta shfrytëzojë këtë periudhë para një lufte të mundshme për të bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet anëtare të NATO-s që të mbështesin Prishtinën.
“Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për t’ia hapur rrugën paqes afatgjatë, Vuçiqi është duke i treguar botës se nuk e ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend të ndryshimit të faqes, Vuçiqi dhe regjimi i tij janë duke flirtuar edhe një herë me fantazitë e njëjta destruktive që kanë shkatërruar shumë jetë të pafajshme”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X./Arbresh.info
Vucic’s reckless calls for war are a dangerous echo of the darkest chapters of recent history.
Despite years of tireless American and European engagement to pave the road toward lasting peace, Vucic is showing the world that he has not chosen the path of reconciliation. Instead… pic.twitter.com/fxNb4McHpd
— The Presidency of the Republic of Kosovo (@Presidenca_RKS) October 4, 2025
MMPHI në gatishmëri për reshjet e borës, nis kriposja dhe pa...
Berisha uron Krishtlindjen: Le të festojmë me besim dhe shpr...
KQZ e ndalon votimin familjar, thotë se është vepër penale
Lucas Hernandez shkruan historinë me trofetë e fituar në kar...
Krishtlindja/ Princesha e Uellsit, Catherine dhe vajza e saj...
Nesër varroset babai i Salih Mustafës