Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e bërë në Gjykatën Kushtetuese për t’i sqaruar pasojat e moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit 30-ditor.
Ajo tha në një konferencë për media se e tërhoqi kërkesën e dorëzuar më 22 korrik për shkak të një gjyqtari serb, i cili tha se është caktuar “si gjyqtar raportues” në kërkesën e saj.
“Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.
Mbappe me mesazh mbështetës për Diazin i cili humbi penallti...
I burgosuri shqiptar vritet me thikë nga një grek në burgun ...
Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën ...
MPB mirëpret aksionin policor për leje armësh: Nuk do të tol...
Marc Guehi zyrtarisht lojtari më i ri i Manchester Cityt
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...