Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz në Potsdam të Gjermanisë.
Osmani ka takuar Scholz gjatë konferencës ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, që po mbahet në Kolokiumi M100 Sanssouci (Potsdam/Gjermani).
Në kuadër të kësaj konference Osmani , shkruan arbresh.info.
Osmani përmes një postimi në Facebook shkruan se gjatë këtij takimi është diskutuar për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave.
“Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë” shkruan e para e shtetit./arbresh.info/
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...