Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Presidentja Osmani theksoi mbështetjen e pandërprerë që Turqia dhe Presidenti Erdoğan i kanë dhënë Kosovës, si në kohë sfidash, ashtu edhe në momente suksesi.
“Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët. Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë. Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal. Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”,tha Osmani./Arbresh.info
Të enjten mot me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...