Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të premten me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio, në kuadër të “Forumit Diplomatik të Antalias”, ku diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve.
Ky takim vjen në një kohë kur Serbia ka pretenduar se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës – një pretendim i bërë publik nga ish-ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, më 3 mars 2020.
“Në Antalya, pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Republikës së Sierra Leones, Julius Maada Bio. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, si dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, shkroi Osmani në Facebook.
Ajo shtoi se janë shkëmbyer ftesa për vizita zyrtare në shtetet respektive për të thelluar lidhjet miqësore dhe për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi.
Ky zhvillim sfidon drejtpërdrejt narrativën e Serbisë, që e kishte përfshirë Sierra Leonen në listën e vendeve që gjoja kanë tërhequr njohjen e Kosovës.
Njohja nga Sierra Leone ishte zyrtarizuar më 11 qershor 2008, ndërsa Serbia pretendonte të kundërtën që nga marsi i vitit 2020.
Takimi i sotëm mes dy presidentëve konfirmon ekzistencën e marrëdhënieve diplomatike dhe vullnetin për thellimin e tyre, duke hedhur poshtë pretendimet e Serbisë për tërheqje të njohjes./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës