Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar sot Nënën Ferdonije në shtëpinë-muze të familjes Çerkezi në Gjakovë.
Vizita e Osmanit u bë në 26-vjetorin e rrëmbimit të dhunshëm të bashkëshortit dhe katër djemve të saj nga regjimi gjenocidal serb, përcjell Arbresh.info.
“Në 26-vjetorin e rrëmbimit të dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb të bashkëshortit dhe 4 djemve të saj, sot isha për vizitë te Nëna Ferdonije në shtëpinë-muze të familjes Çerkezi në Gjakovë. Bashkë me Nënën Ferdonije takuam edhe nënat e tjera të Gjakovës të cilat kanë humbur të dashurit e tyre nga krimet makabre të Serbisë”, ka shkruar Osmani në llogarinë e tij në Facebook.
“Eshtrat e dy djemve të Nënës Ferdonije janë gjetur, teksa fati i bashkëshortit dhe dy djemve të tjerë vazhdon të mbetet peng. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar. Dhimbjen e ka shndërruar në forcë, stoicizëm dhe në kauzë për drejtësi. Dhimbja e saj është edhe e jona. Kauza e saj është edhe e jona. Dhimbje e kauzë e gjithë Kosovës”, tha Osmani./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës