Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takime të ndara kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së, me të cilët është diskutuar për procesin e reformës në drejtësi, duke theksuar nevojën që reformat ta përmirësojnë efikasitetin, transparencën dhe llogaridhënien.
Sipas njoftimit, në takime u diskutua edhe për fenomenin shqetësues të rritjes së numrit të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore, me ç’rast Presidentja Osmani ritheksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional kundër kësaj dukurie që ka marrë përmasa alarmuese, duke siguruar përgjigje të shpejta dhe efektive ligjore për t`i mbrojtur viktimat dhe për t’i mbajtur autorët përgjegjës.
Ndër të tjera, në takim me KPK-në është diskutuar edhe për rëndësinë e trajtimit të rasteve të krimeve të kryera gjatë luftës,
“Në takim me KPK-në është diskutuar edhe për rëndësinë e trajtimit të rasteve të krimeve të kryera gjatë luftës, duke pasur parasysh se disa nga dëshmitarët dhe të mbijetuarit po vdesin prandaj është urgjente që të mblidhen të gjitha dëshmitë për krimet e kryera nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.”, thuhet në njoftimin e Presidencës./Arbresh.info/
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...