Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se me kryeministrin kroat, Andrej Plenkovic kanë diskutuar për partneritetin strategjik.
Këto komente Osmani i bëri në Facebook, ku edhe ndau disa fotografi nga takimi.
“Dje, i shpreha mirënjohjen time të thellë Kryeministrit kroat, Andrej Plenković, për mikpritjen e ngrohtë në Dubrovnik, qytetin historik që përfaqëson qëndresën dhe krenarinë e popullit kroat. Në takim, riafirmuam partneritetin tonë strategjik dhe diskutuam rëndësinë e mbështetjes së pandërprerë të Kroacisë në çdo hap që ndërmarrim drejt institucioneve euroatlantike”, shkroi Osmani./Arbresh.info/
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...