Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e ShBA-së në OSBE, Michael Carpenter, bashkë me ambasadorët e QUINT-it.
Osmani bëri të ditur se ndër të tjera me ta kanë folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
“Diskutuam zhvillimet në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, shkroi Osmani.
Presidentja e falënderoi Carpenter për ftesën për t’u takuar me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë./Arbresh.info/
Rubio konfirmon se droni goditi parkingun pranë konsullatës ...
Rikthehet ndotja e ajrit në Prishtinë, ja ku renditet sonte
Wolves shkakton befasinë e radhës e mposht kampionin aktual
Barcelona “për pak” nuk e rikthen rezultatin nda...
E mërkurë pranverore: Temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Trump dhe Merz takohen në Shtëpinë e Bardhë, fokus Irani dhe...