Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim historianin, Sir Noel Malcolm i cili në fokus të veçantë ka shkruar për historinë e Kosovës.
Osmani përmes një postimi në Facebook, tha se e ka falënderuar në emër të popullit për përgatitjet e argumenteve për procesin e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Pata nderin ta takoj Sir Noel Malcolm, historian i respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës. Sir Noel Malcolm dha kontribut të çmuar edhe përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndaj e falënderova në emër të popullit të Kosovës”, tha Osmani./Arbresh.info
Raya ‘heroi i momentit’ për Arsenalin
Alba Vukaj shfaqet mahnitëse në imazhet e reja
Të gjitha ndeshjet mbyllen me barazim pas pjesës së parë në ...
Zelensky pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit, do të takohe...
Yamal ‘nxjerr nga lloçi’ Barcelonën
Nesër mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të ...