Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin e sapoemëruar hungarez Jozsef Bencze. Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë.
Siç njofton kumtesa, kryetarja Osmani ka thënë potencuar se marrëdhëniet e mira ndërmjet të të dy shteteve datojnë jo vetëm nga vitet e 90-ta, në kohën e presidentit Rugova, porse edhe nga përpjekjet e përbashkëta historike, shkruan Arbresh.info.
Ajo ka thënë se Hungaria është një prej shteteve që e ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën dhe ka shfaqur shpresën se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe më tej.
U përmendë bashkëpunimi ndërmjet të të dy shteteve në sferën ekonomike, kulturore dhe atë të arsimit, me zotimin se do të rritet intensiteti i këmbimit të studentëve ndërmjet të të dy shteteve. Në këtë kontekst, u diskutua për bashkëpunimin ndërparlamenatar ndërmjet Kosovës e Hungarisë dhe shkëmbimin e praktikave ndërmjet të të dy shteteve. /Arbresh.info/
Sulmet nga SHBA-Izrael, mediat izraelite: Lideri suprem i Ir...
Zhvillimet në Lindjen e Mesme, NATO monitoron situatën
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Rusia akuzon SHBA dhe Izraelin...
Macron kërkon seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit për ...
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania dënojnë sulmet hakmar...
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...