Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është takuar me themeluesin e Universitetit Popullor Shqiptar në Zvicër, Ueli Leuenberger.
Në një postim në Facebook, Osmani thotë se Leuenberger i doli në ndihmë mërgatës sonë në Zvicër me nismën e tij për integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane.
“Miqtë e mirë mbahen gjithmonë pranë.
Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër në Zvicër, i doli në ndihmë mërgatës sonë në Zvicër me nismën e tij për integrimin e tyre në shoqërinë zvicerane, me ç’rast themeloi Universtetin Popullor Shqiptar.
Leuenberger u angazhua kaq shumë për të ndihmuar shqiptarët kur pak njerëz besonin në potencialin tonë, e vazhdon të besojë fuqishëm se mundësitë më të mira dhe sukseset më të mëdha i kemi përpara.
Në këtë frymë edhe u dakorduam të kultivojmë tutje bashkëpunimin tonë e unë kisha kënaqësinë që ta falenderojë atë në emër të qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e pakyrsyer që u dha shqiptarëve në kohët më të vështira”, ka shkruar Osmani./arbresh.info/
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër