Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kancelarin gjerman Friedrich Merz në margjinat e Samitit të Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.
Në një postim në rrjetin X, Osmani ka shprehur pritshmëritë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve mike në të ardhmen.
“Gjermania ka qëndruar prej kohësh pranë Kosovës, si një mik, një partner dhe një aleat i palëkundur. Ishte kënaqësi të takoja kancelarin Friedrich Merz në Tiranë gjatë Samitit të Liderëve të EPC-së. Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë ndërsa punojmë së bashku drejt një të ardhmeje të përbashkët evropiane”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...