Në 553 vjetorin e vdekjes së heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu , ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ai ishte frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat.
Sipas Osmanit, Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit të kombit shqiptar, shkruan arbresh.info.
Sot mbushen 553 vjet nga vdekja e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Ai ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, që pati guximin në të gjitha përballjet e tij. Përveç se një luftëtar i paepur, Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit tonë. Në fillim të marsit të vitit 1444, në Kuvendin e Lezhës, ai realizoi të parin bashkim politik të princërve shqiptarë të kohës, me të cilin iu hapë rruga themelimit të shtetit mesjetar shqiptar”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Skënderbeu sipas Osmanit, është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat.
Por mbi të gjitha, sipas saj, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për kryestrategun tonë!/ arbresh.info/
LEXO EDHE
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron