Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur ka thënë se s’mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë pa u mbyllur kjo plagë.
Osmani që gjatë ditës ka bërë homazhe tek obelisku i personave të pagjetur ka thënë se nuk mund të ketë paqe të vërtetë pa paqe shpirtërore në familjet që i kanë edhe 20 vjet pas luftës familjarët e zhdukur.
“Sot e çdo ditë, e themi para gjithë botës se nuk do të ketë qetësi dhe se përpjekjet për normalizim raportesh me Serbinë nuk mund të japin asnjë rezultat, derisa plagët në zemrat e nënave tona të jenë të hapura; nuk mund të ketë paqe të vërtetë ndërmjet nesh, pa paqe shpirtëtore tek secila familje në Kosovë, që edhe 20 vjet pas luftës ka familjarë të zhdukur”, ka shkruar ajo.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1424888514340075
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...