Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani e ka vizituar shkollën fillore të mesme e të ulët “Faik Konica”, në Prishtinë.
Ajo ka uruar mësuesit në ditën e tyre dhe ka premtuar mbështetje institucionale për rritjen e cilësisë në arsim. Sipas kryetares Osmani, bazat e themelit të shtetit janë në arsim, transmeton arbresh.info
“E kam mësuar përgjatë gjithë këtyre viteve jo vetëm në Kosovë, por edhe në çdo vend të botës që e kam vizituar se nuk ka shtet të suksesshëm pa arsim cilësor e të suksesshëm”, ka thënë Osmani. Në këtë kontekst, ajo ka potencuar rolin e mësuesve të parë në edukimin e brezave.
“Gjatë përvojës sime në sferën akademike e kam mësuar se roli i mësueses/mësuesit të parë është i pazëvendësueshëm. Ndaj këshilla ime për nxënësit është që sa më shumë që të mësojnë sa më shumë nga mësueset e mësuesit e tyre të parë. Së bashku me prindërit ata ndikojnë në ndërtimin tonë si profesionist dhe si njerëz. Na ndërtojnë parimet themelore se si sillemi ne me njëri tjetrin na ndihmojnë ta kultivojmë humanen brenda nesh dhe si të përballemi me problem e sfida në të ardhmen”, është shprehur Osmani.
Ajo ka inkurajuar vajzat për të sfiduar stereotipet gjinore, duke përmendur në kontekst suksesin e Majlinda Kelmendit në xhudo.
“Mesazh i veçantë për vajzat se nuk ka asnjë punë a profesion në të cilin ju nuk mund të shkëlqeni. Mos u ndalni përpara sfidave, suksesi është i garantuar për ata që nuk dorëzohen”, ka thënë Osmani./arbresh.info/


Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit