Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për familjet e tre të miturve të cilët humbën jetën nga shembja e një objekti në Jabllanicë të Gjakovës.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se ndan me familjet dhembjen e papërshkrueshme, shkruan Arbresh.info.
“Me zemër të rënduar dhe dhimbje të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e jetës së tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës, të cilët u shuan para kohe si pasojë e rrënimit të një objekti të pabanuar. Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojë dhimbjen e familjeve që sot po përballen me boshllëkun e pafund që lë pas humbja e më të dashurve të tyre.”, ka shkruar Osmani.
“Në këtë moment të rëndë pikëllimi, ndajmë me ju dhembjen e papërshkrueshme, duke shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe duke qëndruar pranë jush me mendje e zemër. Shpirtrat e tyre të njomë u prehshin në paqe!”, shtoi ajo.
Ndryshe, tre fëmijë kanë vdekur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, pasi janë zënë nga pllaka e një shtëpie të pabanuar.
Dy nga viktimat i përkasin moshës 15-vjeçare, kurse një i përket moshës 14-vjeçare.
Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në raportit 24 orësh thotë se rrethanat për shembjen e objektit në Jabllanicë të Gjakovës janë të panjohura./Arbresh.info/
Vdesin tre të rinj në Jabllanicë të Gjakovës, i zuri pllaka e një shtëpie të pabanuar
Laporta dorëzon mbi 8 mijë nënshkrime dhe premton epokë të r...
SHBA-ja lëshon alarmin e sigurisë, paralajmëron qytetarët e ...
Hamza: Po që se do vinte një kandidat i familjes Jashari, 22...
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis