Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se formimi i sa më shpejtë i Qeverisë është thelbësor, duke shtuar se vetëm me një qeveri të plotë mund të avancohen reformat dhe të miratohen vendimet e rëndësishme.
Osmani ka bërë me dije se përkundër përpjekjeve të saj të vazhdueshme për konstituimin e Kuvendit, procesi ka qenë i varur nga vullneti politik i partive dhe deputetëve.
Ajo u shpreh se tashmë Kuvendi është konstituuar dhe se ka mandatuar kryeministrin në detyrë, i cili është nominuar nga partia fituese.
Presidentja shprehu shpresën që partitë politike të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe theksoi se sa më parë të formohet qeveria me mandat kushtetues.
“Tani e dini që përkundër angazhimit tim të vazhdueshëm për konstituimin e Kuvendit, ajo çështje ka qenë e varur nga vullneti politik i partive dhe deputetëve të Kuvendit. Më në fund, procesi u përmbyll dhe kemi konstituim të Kuvendit. Pas kësaj kam mandatuar kryeministrin në detyrë, i cili është nominuar nga partia e parë. Që nga data e nominimit kanë kaluar 15 ditë, mirëpo negociatat për koalicione zhvillohen vetëm mes partive politike, ku si presidente nuk mund të ndërhyj dhe nuk mund ta dij deri ku kanë arritur ato negociata. Për më shumë informata duhet të japin partitë. Shpresoj shumë që të kemi sa më parë qeveri. Sa më parë të kemi qeveri me mandate kushtetuese, aq më shpejt mund të avancojmë reformat, buxhetin gjithëpërfshirës dhe vendimet e tjera që varen nga qeveria. Kur do të ndodhë kjo varet nga partitë politike, të cilat shpresoj të gjejnë gjuhë të përbashkët, dhe qytetarët e Kosovës do të kenë një qeveri me mandate të plotë”, tha Osmani.
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...