Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes së Kosovës me Serbinë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje.
Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se liria e lëvizjes është themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane.
Tutje, ajo falënderoi SHBA-të dhe Bashkimin Evropian për rolin e tyre mbështetës.
“Reciprocitet e barazi. Liria e lëvizjes ështe themeli i shoqërive demokratike e i vlerave evropiane. Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po kontribuon në paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani.
“Falenderime Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për rolin e tyre mbështetës. Do të vazhdojmë pandalshëm angazhimin drejt njohjes reciproke”./arbresh.info/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...