Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim drejtorin e Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës (IKKL), Atdhe Hetemin, me të cilin diskutoi mbi punën e deritanishme të institutit, sfidat, si dhe rëndësinë e vazhdimit të dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Osmani përgëzoi ekipin e IKKL-së për punën e tyre dyvjeçare dhe dorëzimin e raportit të dytë vjetor të institutit.
Në takim u theksua se deri më sot, IKKL-ja ka grumbulluar rreth 400 metra linearë material fizik dhe mbi 20 terabajtë të dhëna digjitale, të siguruara nga 650 burime të ndryshme.
Sipas Presidentes Osmani, dokumentimi, arkivimi dhe hulumtimi mbi krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë janë thelbësore jo vetëm për të ruajtur kujtesën kolektive të popullit të Kosovës, por edhe për të hedhur dritë mbi të vërtetën e gjenocidit nga ana e Serbisë.
“Nuk duhet të lejojmë që historia të harrohet, përkundrazi, duhet ta forcojmë thirrjen tonë të përbashkët që drejtësia të vihet në vend”, ka theksuar Presidentja Osmani. Në këtë kontekst, ajo nënvizoi nevojën për bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional, veçanërisht me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, për të siguruar që çdo dëshmi të përdoret në funksion të drejtësisë.
Presidentja Osmani, gjithashtu vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me qytetarët, ndaj ftoi ata që të kontribuojnë në punën e IKKL-së, duke ofruar materiale dhe dëshmi që ndihmojnë në ndriçimin e vuajtjeve të familjeve të tyre gjatë luftës./Arbresh.info
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...
Shefi i IDF: Lufta po hyn në fazën tjetër, do të përfshihen ...
Fatmire Kollçaku raportohet se do të jetë kandidate e dytë p...
AAK-ja s’mori pjesë në seancë, Tahiri: Pamë një improvizim t...
Rrustemi: Seanca mund të nisë edhe me një kandidat
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin