Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të 24 qershorit, ditës nacionale të komunitetit egjiptian, ka pritur një grup të grave të këtij komuniteti.
Presidentja Osmani ka theksuar se është fat i Kosovës që përbëhet nga një shoqëri diverse, pjesë e së cilës janë edhe vajzat dhe gratë egjiptiane, të cilat angazhohen aktivisht në avancimin e të drejtave të komunitetit.
“Komunitetet janë vlerë e shtuar e shoqërisë sonë, dhe duhet të bëjmë çmos që t’u garantojmë mundësi dhe trajtim të barabartë. Fuqizimi i gruas është prioritet për mua. Ofrimi i mundësive për punësim krijon jo vetëm pavarësi ekonomike, duke pasur parasysh faktin se roli i grave në shoqëri është i jashtëzakonshëm, në të gjitha fushat”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Në takim, Presidentja ka inkurajuar vajzat dhe gratë e komunitetit egjiptian që ta vazhdojnë angazhimin për fuqizimin e tyre.
“Si institucione të vendit, do të kujdesemi për qasje gjithëpërfshirëse dhe garantim të të drejtave tuaja. Përkrahja dhe fuqizimi i grave duhet të jetë angazhim i përbashkët në mënyrë që çdo qytetar të trajtohet me dinjitet dhe të jetë i barabartë”, ka thënë Presidentja Osmani./arbresh.info/
Haxhiu dënon gjuhën e Fatos Gecit në Kuvend: Deklaratë e rën...
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijë...
Nagavci: Jemi të interesuar rreth zgjedhjes së presidentit
Fatos Geci i shkon për t’i kërkuar falje Vlora Çitakut, ajo ...
Grabitje e organizuar në Graçanicë, viktima sulmohet dhe i m...
Kapet kokainë ne vlerë rreth 30 mijë euro në Prizren