Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të lartë nga Mbretëria e Bashkuar të udhëhequr nga i dërguari i kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputeti Martin Vickers.
Në takim, Presidentja Osmani potencoi raportet e veçanta dhe historikisht të mira në mes të dy vendeve, të cilat shërbejnë si themel i paluhatur për avancimin tutje dhe rritjen e vazhdueshme të bashkëpunimit bilateral.
Zhvillimet në fushën e politikës së jashtme, ekonomisë dhe tregtisë, energjisë, barazisë gjinore si dhe të drejtave të njeriut ishin në qendër të diskutimeve.
Presidentja Osmani vlerësoi lartë mbështetjen historike të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në rrugën euroatlantike.
Ajo veçoi rëndësinë e lartë e mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Duke vlerësuar potencialin e lartë për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, palët diskutuan për mundësitë e mëdha për bashkëpunim gjithnjë e më intensiv në fushën e tregtisë dhe energjisë.
Deputeti Vikcers konfirmoi mbështetjen e përhershme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke u zotuar se shkëmbimet dhe vizitat e ndërsjella të intensifikohen gjithnjë e më shumë me qëllim të materializimit të nismave dhe projekteve në dobi të të dyja vendeve./arbresh.info/


Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...