Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim drejtoreshën në ardhje për Ballkanin Perëndimor në qeverinë britanike dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilët ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, rajon dhe kontinentin evropian.
“Presidentja Osmani e informoi Knox mbi zhvillimin demokratik të Kosovës, sfidat rajonale, si dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ta thelluar bashkëpunimin me partnerët britanikë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta”, thuhet në komunikatën për media.
Në takim u bisedua edhe për ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II në Londër, që mblodhi krerë shtetesh nga anembanë bota për ta nderuar trashëgiminë historike të Mbretëreshës së ndjerë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani vlerësoi lartë rolin bashkues të Mbretëreshës./arbresh.info/


Sveçla dorëzon çelësat e objektit të ri të Agjencionit të Re...
Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektua...
Glauk Konjufca: Nga Shkupi, nuk lëshojmë pe
Glauk Konjufca takon banorët e Hanit të Elezit: Diskutuam ar...
Haradinaj prezanton në Rahovec planin katërvjeçar për zhvill...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...