Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Gjatë takimit, Osmani shprehu mirënjohjen e saj për përkushtimin e gjeneralit Ulutaş në funksion të paqes dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Ajo vlerësoi kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, duke theksuar se prania e këtij misioni është kyçe për paqe dhe stabilitet.
Më tej, presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe falënderoi gjeneralin Ulutaş për kontributin e deritashëm, duke i uruar suksese në angazhimet e mëtejme./Arbresh.info/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...