Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit si dhe për mënyrën se si do të vazhdojë tutje procesi i vendosjes së masave të reciprocitetit me Serbinë.
Përmes një njoftimi në Facebook, Presidenca ka bërë të ditur se në takim u fol edhe për takimin që Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti patën së fundi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Uashington.
“Po ashtu, Presidentja Osmani e ka njoftuar Ambasadorin Hovenier për progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast shprehu mirënjohje për vlerësimin pozitiv të punës së institucioneve të Kosovës nga ana e Sekretarit Blinken”, thuhet në njoftimin e Presidencës./arbresh.info/
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028