Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, të cilin e falënderoi për kontributin e tij në afrimin edhe më të madh të Kosovës dhe Japonisë, duke përmendur në këtë kontekst, ndihmën në përballje me pandeminë dhe mbështetjen me pajisje mjekësore.
Më tej, Osmani shprehu mirënjohje për partneritetin e vazhdueshëm në mes dy vendeve. Me Ogasawara, Osmani diskutoi edhe për vizitën e realizuar në Japoni dhe takimet me zyrtarët më të lartë shtetërorë, me të cilët u diskutua thellimi i raporteve politike, por edhe rritja e investimeve japoneze në Kosovë.
Në takim me Ogasawara, Osmani, gjithashtu diskutoi edhe për shtimin e numrit të bursave për studentët kosovarë që duan të studiojnë në Japoni, nisjen e procedurave për heqjen e regjimit të vizave si dhe tema të tjera të interesit të dyanshëm./arbresh.info/
Bastoni drejt Barcelonës? Interi hap derën për negociata me ...
Dosja e të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm, Prokuroria ...
Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe ...
Real Madridi ka disa emra për trajner që i përshtaten me fil...
Nga ekspozita “Kronologjia e Lirisë” Haxhiu u bë...
“Nëse gjatë rrugës sheh të njëjtën pemë dy herë, ke humbur r...