Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.
Osmani e falënderoi ambasadorin Sakar për angazhimin e tij për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
“Presidentja Osmani ka theksuar se të dy shtetet shquhen për raporte të shkëlqyeshme dhe shprehu bindjen e plotë se bashkëpunimi do të vijojë në frymën e njëjtë duke krijuar gjithnjë mundësi të reja për bashkëpunim në fusha, të cilat janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.
Në takim, Osmani potencoi se Kosova llogaritë në mbështetjen e Turqisë në procese të rëndësishme që ndërlidhen ngushtë me avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës./arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...