Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me familjen e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova kanë bërë homazhe te varri në Velani për 20-vjetorin e vdekjes së tij.
E para e shtetit tha se Rugova bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci, kauzë kjo që akoma është gjallë.
“Sot është 20 vjetori i shkuarjes në amshim të atit themeltar të republikës së Kosovës arkitektit të pavarësisë, njeriut që i dha gjithçka Republikës sonë dhe ndërtoi vizionin për të ecur përpara edhe brezat që do të vijnë pas nesh. Presidenti Rugova e bëri bashkë gjithë popullin e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci. Kauzë kjo që është akoma e gjallë dhe është jetësuar për shkak të sakrificës së madhe të popullit tonë, luftës sonë çlirimtare dhe ndërtimit të aleancave me aleatët tonë strategjik brenda familjes eueroataltike, aleanca këto që i ndërtoi presidenti Rugova me një vizion të pashoq që është sot mbetet dritë në udhërrëfyesin për gjithsecilin prej nesh që e duam Kosovën akoma më të fortë dhe të integruar në strukturat euroatlantike në familjen ku Kosova dhe populli i saj e ka vendin. Nderimi për presidentin Rugova do të jetë i përjetshëm dhe vizioni i tij do të rrojë për aq kohë sa do të rrënojë dhe Kosova, do të rrojë përjetësisht”, tha Osmani.
Ndërsa bashkëshortja e Rugovës, Fana Rugova ka falënderuar Osmanin.
“Falënderoj presidenten Osmani për këtë ceremoni që organizoi për nder të presidentit historik të Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova. Faleminderit shumë zonja presidente për të gjitha këto aktivitete”, tha ajo.
Kurti takohet me Kryeministrin e Luksemburgut, bisedojnë për...
Rikthehet në funksion blloku A3, KEK po operon me pesë njësi
Vrasësi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe dënohet me bu...
Osmani viziton familjen e Rugovës në rezidencën e tij në 20-...
Momenti kur Labi mësoi nga bashkëshortja në telefon se i ka ...
Rama: Prokurorëve u paguajmë rroga më të larta se unë dhe en...