Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani ka premtuar ndërtimin e Qendrës Inovative në Vragoli.
Me anë të një postimi në Facebook, Osmani u shpreh se në këtë qendër të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë ide kreative.
“Sonte, vonë në mbrëmje, vizitova “Brutal Gaming” në lagjen Dardania. Përtej lojës dhe argëtimit, është edhe një mundësi për zhvillimin e aftësive konkuruese. Ne do të ndërtojmë Qendrën Inovative në Vragoli – hapësirë ku të rinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë ide kreative, projekte të reja dhe të shndërrojnë pasionin në sukses të prekshëm”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
LDK merr mbi 17% për qind
Baton Haxhiu publikon Exit Poll-in: Vetëvendosje e para me 4...
Bleron Baraliu prezanton projeksionin e zgjedhjeve të 7 qers...
Exit Poll-i i Albanian Post: 43% VV, 22% PDK, 18% LDK, 7% Al...
DnV: Dalja deri në 17:00 rreth 29%, nga dy zgjedhjet e kalua...
Kosova votoi, mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit