Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadoren e El Salvadorit në Kosovë, Rhina Bardi, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.
Gjatë takimit, Osmani e uroi ambasadoren Bardi për emërimin e saj dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të El Salvadorit ndaj Kosovës.
“Presidentja Osmani solli në vëmendje vizitën e saj në El Salvador vitin e kaluar me rastin e inaugurimit presidencial, duke shprehur admirimin për progresin e këtij shteti. Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin nga Presidenca.
Duke vlerësuar udhëheqjen e Presidentit Nayib Bukele, Osmani nënvizoi përparimin e jashtëzakonshëm të El Salvadorit në siguri, rritje ekonomike dhe zhvillim të sektorit të turizmit.
Ajo theksoi se si Kosova dhe El Salvadori janë renditur ndër vendet më të sigurta në botë, duke rritur kështu atraktivitetin për investime dhe turizëm.
“Në këtë drejtim, u identifikuan mundësi për bashkëpunim në sektorët e teknologjisë së informacionit, inovacionit, ekonomisë, mbrojtjes, arsimit dhe turizmit. Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e promovimit të investimeve të sektorit privat, nxitjes së ndërmarrësisë dhe organizimit të forumeve ekonomike për t`i afruar bizneset dhe institucionet e të dy shteteve”, thuhet në fund të komunikatës./Arbresh.info/


Në këtë vend renditet sonte Prishtina për ndotje të ajrit
Peticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundj...
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane,...
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...