Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Republikës Popullore të Bangladeshit në Republikën e Kosovës, Muhammad Zulqar Nain.
Gjatë takimit, Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Nain dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Bangladeshi i ka dhënë Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.
Në këtë drejtim, ajo përmendi takimin me Kryeministrin e Bangladeshit gjatë Javës së Nivelit të Lartë të KB-së në New York, Muhammad Yunus, ku u ritheksua përkushtimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy popujve.
Nga ana e tij, ambasadori Nain shprehu vullnetin e Bangladeshit për të forcuar më tej marrëdhëniet diplomatike dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis dy vendeve. Ai përcolli urimet e përzemërta të udhëheqjes së Bangladeshit për popullin e Kosovës, duke shprehur bindjen se raportet ndërmjet dy shteteve do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen./Abresh.info

Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...