Afirmimi i gruas në jetën politike është shumë i rëndësishëm për shoqëritë moderne. Kështu theksoi sot Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës, gjatë takimit që e zhvilloi me ambasadoren e Suedisë, Karin Hernmarck Ahliny.
Me të kryekuvendarja Osmani bisedoi edhe për politikat të cilat Kosova po i ndjek për zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë rrafsh, kryetarja Osmani dhe ambasadorja Hernmarck Ahliny u përqendruan veçanërisht në politikat të cilat shteti i Kosovës po i zhvillon në fushën e politikave mjedisore.
Përmirësimi i cilësisë së jetesës për qytetarët e vendit është prioritet i institucioneve të Kosovës, andaj Kuvendi i Kosovës do të përkrahë të gjitha iniciativat për përmirësimin e mëtejmë të politikave në interes të qytetarëve të vendit.
Ambasadorja e Suedisë shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e Osmani në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. /arbresh.info/
PDK: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize ...
Sekuestrohen mbi 5 kg marihuanë në Fushë Kosovë, arrestohet ...
Vala e re e sulmeve izraelite në Iran, Trump: Më e keqja nuk...
Mësohet data kur do të hedhet shorti i gjysmëfinaleve të Kup...
Panik në Bosnjë e Hercegovinë – zbrazen raftet e ushqimeve, ...
Nesër nis evakuimi i shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Me...