Sot, Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani priti në takim U.D. Kryeshefen Ekzekutive të Postës së Kosovës, znj. Vjollca Shala-Mulaj dhe Zëvendësen e saj, Fakete Kadiu.
Në këtë takim, Kryetarja Osmani u njoftua me funksionimin dhe operativitetin e ndërmarrjes publike Posta e Kosovës. Me këtë rast, znj. Osmani i falënderoi për vizitën e zyrtaret e larta të Postës së Kosovës duke ofruar mbështetje parimore për këtë ndërmarrje.
Po ashtu, palët u dakorduan për një bashkëpunim me qëllim të promovimit të pullës postare ” Heroinat”.
Kryetarja Osmani u shpreh që: ‘Do të jem çdo herë pranë dhe do të përkrah çdo nismë që promovon historinë tonë dhe që ndikon drejtpërdrejt në fuqizimin e grave të Kosovës.”
Në takim, Kryetarja Osmani pranoi nga zyrtaret e lartë të Postës dy ekzemplarë të kornizuar me pulla postare të dedikuara Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe Shën Nënë Terezës.
Gjithashtu, në Kuvendin e Kosovës do të organizohet një event për promovimin e pullës postare ‘Heroinat’./arbresh.info/
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile