Dje kanë vdekur 16 persona të diagnostikuar me COVID-19 e sot 15.
Këto shifra vetëm brenda dy ditësh, duhet të jenë alarm për institucionet e Kosovës, ka thënë kryerparlamentarja, Vjosa Osmani, në një adresim përmes rrjetit social Facebook, njofton Insajderi.
“Dhimbja e tyre (familjarëve të viktimave) le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve”, ka shkruar Osamani.
Ajo ka ngushëlluar familjet e të gjithë viktimave nga COVID-19, duke pohuar se këto tragjedi familjare e kanë zëvendësuar gëzimin që do të duhej të ishte prezent për festën e Bajramit, në mërzi e vuajtje për humbjet.
“Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i japin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti. Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë”, thuhet në postimin e kryeparlamentares në Facebook.
Këto vdekje, dhe infektimet e shumta që po njoftohen dita ditës, duhet të jenë kujdesa jonë që të respektojmë rregullat dhe masat e caktuar.
“Nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë”.
Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116