Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen, të afërmit, kolegët dhe Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara për ndarjen nga jeta të Agim Vatovcit.
Osmani tha se përkushtimi dhe pasioni i tij për avokimin, fuqizimin dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, do të mbetet shembull për brezat, shkruan Arbresh.info.
“Përkushtimi dhe pasioni i tij i palëkundur për këtë kauzë, luajti rol të jashtëzakonshëm në transformimin e jetës për personat e kësaj kategorie.”, ka shkruar ajo.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.”, shtoi presidentja.
“I përhershëm qoftë kujtimi për Agim Vatovcin!”, përfundoi ajo.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar