Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pasi xhudistja Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike në Paris.
Osmani ka thënë se Distria nuk ka të ndalur.
“Distria s’ka të ndalur! Sigurt drejt së artës!’’, shkroi Osmani në Facebook.
Distria Krasniqi ka arritur të mposht garuesen Primo Gefen nga Izraeli për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”.
‘Disi’ edhe në këtë sfidë triumfoi me ‘Ippon’, shkruan Arbresh.info.
Në gjysmëfinale të ‘LO Paris 2024’ do të ndeshet me xhudistën italiane, Odette Giuffrida.
Kujotjmë se xhudistja kosovare luftën e pari e kaloi pa kundërshtarë ndërsa në rrethin e 1/8 së finales mposhti Marayam March Maharani.
Distria është kampione aktuale olimpike dhe synon që të arrij suksesin e njëjtë edhe në këtë Olimpiadë./Arbresh.info
Kompany: Nuk merrem me të kaluarën, mendoj vetëm çfarë duhet...
Neuer: E dimë se për çfarë është i aftë Real Madridi, por be...
Rruga Pejë–Rozhajë mbyllet për kamionë deri më 17 prill
SHBA-të dhe Irani mund të rikthehen në bisedime këtë javë
Anu Prattipati hap zyrën e inovacionit në Graçanicë
Policia e Tiranës arreston 10 persona dhe sekuestron mbi 890...