Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke shprehur respekt për gratë e Kosovës, të cilat i cilësoi shtylla të familjes dhe shoqërisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka falënderuar nënat, mësueset dhe gratë prijetare që hapën rrugë me guxim, si dhe të gjitha gratë që çdo ditë kontribuojnë në arsim, shëndetësi, drejtësi, biznes, shkencë, kulturë, media, diplomaci dhe politikë.
Ajo gjithashtu ka shprehur mirënjohje për gratë që përballen me sfida çdo ditë dhe për ato që nuk janë më mes nesh, por mbeten pjesë e historisë dhe lirisë së vendit.
Presidentja ka uruar që zëri i grave të dëgjohet, potenciali i tyre të mbështetet dhe angazhimi i tyre të çmohet, duke theksuar se e ardhmja e Kosovës është po aq e ndritshme sa mundësitë që u japim grave.
“Gëzuar 8 Marsin!”, ka uruar Osmani.
Dita e ndeshjeve në Superligë: Tre përballje të zjarrta, luh...
Renovimi i shkollës “Kolë Jakova”, Rama: Hapësir...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin stoli ari dhe para...
Theret me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Nuk iu ndal policisë dhe lëndoi një zyrtar, arrestohet i dys...
Vrasje në tentativë në Prishtinë