Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që të kihet kujdes dhe të respektohen të gjitha masat dhe rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
“Njoftimi rreth rasteve të reja me COVID-19 është shqetësues dhe dëmton përkushtimin e deritanishëm, deri në vetëmohim, në luftën kundër pandemisë. Janë vetëm 19 javë që përballemi me koronavirusin dhe kemi ende shumë për të mësuar rreth tij”, është shprehur Osmani.
“Historia tregon shembuj të mëhershëm të rikthimit të valëve te infeksionit, të cilat shpesh janë përcjellë me goditje dhe më të rënda sesa në valën e parë”.
“Të vazhdojmë që, me sjellje të kujdesshme, të tregojmë përgjegjësi shoqërore ndaj shëndetit tonë dhe të të tjerëve! Asgjë nuk ka mbaruar, deri sa të mbarojë”.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1680212908807633
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...