Pas takimit me liderët e partive politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, presidentja Vjosa Osmani po mban një konferencë për media.
Ajo tha se para nënshkrimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, u ka kërkuar partive që të kthehen sot në seancë për të votuar buxhetin për vitin 2026.
Ajo tutje tha se për keqardhje mungoi vullneti i partive politike.
“Pas dështimit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjen e qeverisë, Kushtetuta kërkon që të shpërndahet Kuvendi, dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Sot kam pranuar zyrtarisht vendimin e Kuvendit, ku konfirmohet edhe zyrtarisht një gjë e tillë, dhe menjëherë kam mbledhur partitë politike për konsultime. Mirëpo para se të nënshkruaj dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, kam bërë përpjekjen e fundit që partitë parlamentare të kthehen edhe sot në Kuvend dhe të miratojnë së pari zgjatjet buxhetore”,, u shpreh Osmani./Arbresh.info
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...