Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka takuar ndërmjetësin e BE-së, Mirsollav Lajçak në Pragë, në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024.
Nga Zyra e Presidentes kanë thënë, për RTKlive, se takimi nuk është zhvilluar për shkak të kohës së kufizuar.
“Për shkak të agjendës së ngjeshur të Presidentes gjatë vizitës njëditore në Pragë, ka qenë e pamundur të realizohet takimi këtë herë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë.
Presidentja Osmani në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, është takuar dje edhe me Ndihmës-ekretarin e ri të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.
Lajçak njoftoi se kishte disa takime në margjinat e këtij forumi në Pragë, dje ai është takuar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ndryshe, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak ka paralajmëruar vizitën e tij në Prishtinë për ta përgatitur takimin e radhës të kryenegociatorëve.
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...
“Shqipëria e para në rajon për prokurimet publike”, Rama fle...
Gjenden armë e pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar n...
Xhiro e 33-të në Superligë, të gjitha duelet zhvillohen sot