Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka ritheksuar se njohja nga Serbia është zgjidhja përpara.
Siç tha Osmani, vetëm kjo sjell paqe e stabilitet afatgjatë.
“Cilido nga shtetet e BE-së që jep kontribut në dinamizmin e këtij procesi është i mirëseardhur. Gjermania dhe Franca kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë proces, prandaj ne falënderojmë edhe kancelarin Scholz dhe presidentin francez, Macron, për përkushtimin ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon”.
Osmani foli edhe për vizitën e këshilltarëve të Francës dhe Gjermanisë, të premten që shkoi. Ajo tha se vet ardhja e tyre në Kosovë kishte për qëllim dinamizmin e procesit.
“Kosova ua ka dëshmuar të gjithë partnerëve tanë se ne jemi pala konstruktive në këtë proces, që gjithnjë ka vazhduar të bëjë propozime që sjellin paqe. Çdo zgjidhje duhet të jetë për paqe afatgjate sepse gjysmë zgjidhjet ose idetë që s’kontribuojnë drejt njohjes s’mund t’i kontribuojnë paqes e stabilitetit afatgjatë. Njohja reciproke është zgjidhja përpara, sjell paqen afatgjate dhe stabilitetin afatgjatë. Çdo element që propozohet nga Kosova në takimet me Lajçak, Escobar, e qoftë me të deleguarit e Francës dhe Gjermanisë, ne prezantojmë elementet tona që njohja reciproke është rruga përpara”, tha Osmani/arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...