Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar lartë Njësinë e Operacioneve Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar përgatitjen dhe stërvitjen e saj sipas doktrinës së ushtrisë amerikane.
Me anë të një postimi në Facebook ajo ka theksuar se FSK është krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës, shkruan Arbresh.info
“E stërvitur dhe e përgatitur sipas doktrinës së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për ta mbrojtur atdheun në çdo moment dhe në çdo pëllëmbë të vendit, kjo është Njësia e Operacioneve Speciale e FSK-së: krenaria, nderi dhe zemra e pathyeshme e Kosovës. Ata nuk mbajnë vetëm uniformën e shtetit, por edhe amanetin e lirisë sonë!”, ka shkruar Osmani.
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...
Ismail Qemali e Nënë Tereza shfaqen në sheshin më të famshëm...
Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës, Skender Dvorani
Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një...
U deklaruan miq të ngushtë, por Ludo Lee thotë se nuk ka kon...