Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nisur vizitën e saj në Finlandë me ftesë të presidentit Alexander Stubb.
Osmani tha se gjatë vizitës do të diskutohet për angazhimin e përbashkët mes dy shteteve.
“Kënaqësi ta filloj vizitën në Finlandë, me ftesë të mikut të çmuar të Kosovës, Presidentit Alexander Stubb. Si dy vende liridashëse, do të diskutojmë angazhimin e përbashkët për ta thelluar partneritetin tonë, drejt ndërtimit të një të ardhmeje euroatlantike, më të fortë dhe më të sigurt për qytetarët tanë”, shkroi Osmani.
Gjatë vizitës atje, Osmani do të takohet edhe me mërgatën, ku do t’i adresohet studentëve të Universitetit të Helsinkit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti përkujton të rënët e 19 prillit 1999 në Lipjan dhe zhd...
Dion Gallapeni asiston në fitoren e Wisla Plock
Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish
Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave