Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit akademik për ndarjen nga jeta të ish-rektorit Zenel Kelmendi.
Osmani tha se Kelmendi ishte dhe do të mbetetet një figurë e respektuar që ka lënë gjurmë me kontributin dhe përkushtimin, shkruan Arbresh.info.
“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e nga jeta të ish-rektorit, veprimtarit dhe profesorit universitar, Zenel Kelmendi. Ai ishte dhe do të mbetet një figurë e respektuar që ka lënë gjurmë me kontributin dhe përkushtimin. Veprimtaria e tij do të jetë frymëzim për brezat.”, shkroi Osmani.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes si dhe komunitetit akademik!Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.”, ka shkruar Osmani. I përhershëm qoftë kujtimi për Zenel Kelmendin!”, u shpreh ajo./Arbresh.info.
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...